Kandidatja për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agnesë Kastrati, ka thënë se një nga projektet më të rëndësishme në Malishevë, me ardhjen e kësaj partie në pushtetin lokal, do të jetë buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka thënë se ky nuk është vetëm premtim i tyre por se ka edhe bazë ligjore dhe se kjo do duhej të realizohej që moti, gjë që ajo thotë se nga qeveritë e kaluara nuk është realizuar.
“Sigurisht se një prej projekteve më të rëndësishme që konsideroj se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje do të vije në pah, është buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, ky nuk është vetëm premtim i yni, por ka edhe bazë ligjore, kështu që do duhej të realizohej që moti, gjë që prej qeverive të kaluara nuk është realizuar”, ka thënë Kastrati.
Ajo ka thënë së buxhetimi I përgjegjshëm gjinor do të zë pjesën kryesore të programit të tyre.
“Buxhetimi I përgjegjshëm gjinor sigurisht se do zë pjesën kryesore të programit tonë”, ka shtuar ajo. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: