Kandidatja për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agnesë Kastrati, është shprehur optimiste se shumica e asamblesë nga kjo komunë do të jetë nga lista e partisë në të cilën ajo bën pjesë, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka thënë se nuk ka aspak dyshime se gratë dhe burrat e listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë pjesa dërrmuese në Kuvendin Komunal në Malishevë.
“Unë nuk kam asnjë fije dyshimi se gratë që janë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, sigurisht pa i anashkaluar edhe burrat, nesër pjesa dërrmuese e Kuvendit Komunal do të jetë prej listës së Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kastrati. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: