Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se partitë tjera në Malishevë do të mundohen të zbehin sukseset dhe punën e kësaj partie përmes kritikave, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ata do ta shpalosin gjithë punën e mirë dhe cilësore që është bërë në komunën e Malishevës.

“Sipas mendimit tim opozita e ka vetëm një rol, rolin e zbehjes së sukseseve të kësaj qeverie, përndryshe nuk mundet të fitojë pushtetin, përmes këtyre instrumenteve mundohet, por ne jemi ata që do të shpalosim gjithë punën e mirë, efektive dhe cilësore që është bërë në komunën tonë”, tha Kastrati.

Nisma Socialdemokrate qeveris për dy mandate radhazi në Komunën e Malishevës. /TV Malisheva

Share.