Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim nxënësit gjimnazistë të Gjimnazit ” Hamdi Berisha” të cilët u bënë kampion për vitin shkollor 2022-2023, në garat e volejbollit në Republikën e Kosovës.
Ai i inkurajoj për sukseset e arritura nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë garë dhe uroi që edhe në të ardhmen të vazhdoni me rezultate të mëdha, kurse nga ana institucionale nuk do t’u mungoi mbështetja jonë.
Trajneri i ekipit, Veton Telaku, ka falënderuar për pritje kryetarin, Ekrem Kastratin dhe premtoi për suksese edhe në të ardhmen.
/TV Malisheva