Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se qytetarët janë të vetëdijshëm për projektet dhe sukseset e kësaj partie në Malishevë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se detyra e opozitës është të kritikojë por që përkundër kësaj, qytetari I sheh, I prek dhe qëndron në projektet e realizuar nga kjo qenverisje.
“Detyra e opozitës është që të kritikojë mirëpo unë besoj se ata nuk kanë shumë për të thënë pasi puna shihet dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për sukseset dhe projektet që çdo ditë I sheh, I prek dhe qëndron në to”, ka thënë Kastrati.
Nisma Socialdemokrate qeveris për dy mandate radhazi në Komunën e Malishevës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: