Kandidati për kryetar të Komunës së Malishvës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se qytetari është emancipuar politikisht që ta shohë se kjo parti është i vetmi subjekt politik që e qon interesin e shoqërisë më tutje, shkruan TV Malisheva.
Kastrati thotë se Nisma është po ashtu i vetmi subjekt që punon që shoqëria të jetë më progresive dhe më e zhvilluar në të gjtiha drejtimet.
“Qytetari është emancipuar politikisht edhe do ta shohë apo edhe e ka parë që Nisma Socialdemokrate është i vetmi subjekt që do ta qojë interesin e shoqërisë më tutje, që ajo të jetë më progresive dhe më e zhvilluar në të gjitha drejtimet”, ka thënë Kastrati.
Nisma Socialdemokrate qeveris për dy mandate radhazi në Komunën e Malishevës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: