Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ditën e djeshme Kastrati ishte për vizitë në fabrikën e sapo hapur “Eurolindi ShPK”, në fshatin Banjë.

Ai me këtë rast ka premtuar se si kryetar i ardhshëm i Malishevës në çdo moment do të jetë pranë bizneseve vendore.

Ja shkrimi i tij:

Sot isha për vizitë në fabrikën e sapo hapur “Eurolindi ShPK”, në fshatin Banjë, e cila ka filluar të merret me përpunimin e lidhëseve të inoksit.

Jam tejet i lumtur që në komunën tonë po hapen fabrika të tilla, sepse me veprimtarinë e tyre po ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies përmes vendeve të reja të punës që po krijojnë.

Si kryetar i ardhshëm i Malishevës në çdo moment do tu jem pranë bizneseve vendore, duke i përkrahur përmes subvencioneve dhe granteve komunale.

Voto 119 /TV Malisheva

Share.