Shkruan Rron Kastrati:
Çkemi People ?
Si po ndjeheni pas këtij “eksperimenti”?
Për pak kohë nuk funksionojnë rrjetet sociale si Instagram, Facebook (Messenger) etj, dhe niveli i stresit i shoqëruar me varësinë ndaj këtyre rrjeteve më të përdorueshme në Glob dukshëm arriti në shkallën më të lartë.
Megjithatë në anën tjetër supozoj se po të vazhdohej akoma me mosfunksionalizim të rrjeteve sociale psika njerëzore do të adaptohej gradualisht duke e shijuar lumturinë REALE të jetës përreth.
Mendoni për pak çaste, derisa nuk funksiononin rrjetet sociale ndjetë diçka Pandemike, ishit në sensin e kushteve virusale(Covidiane) ?
Sikur ta përshkruanit pak emocionin e kësaj shkëputjeje interesante, e gjitha çka na intereson është bota si përjetohej ?
Po raporti me prindërit, anëtarët e familjes, shoqëria, dhe i gjithë rrethi i përgjithshëm i mjedisit social si perceptohej ?
Ndërkohë pasiqë po mendoni për përgjigjen, të jeni në dijeni se përjashtohen nga diskursi i komunikimit idetë konspiracionale se mbase alienët diku në hapësirë kanë ndërhyrë në rrjetin e aktiviteteve tek rrjetet sociale..
Rr.K
/TV Malisheva