Ish-gazetari i Radiotelevizionit të Prishtinës, Bajram Kastrati, ka thënë se ai dhe shoku i tij kanë shitur libra shqip në kohën kur serbët kishin pushtuar vendin, shkruan TV Malisheva.
“Me Azem Zogaj kemi filluar të shesim libra të parët te Qafa, vetëm unë dhe Azem Zogaj kur sheshi ka qenë plot serbë, sheshi që është tash, ne kemi shitur libra shqip aty, na ka shtyrë nevoja”, ka thënë Kastrati.
Ai ka thënë se kanë punuar gjashtë orë në ditë dhe se kanë fituar mirë nga shitja e librave.
“Kemi punuar nga ora 9-15, gjatë kësaj kohe kemi fituar deri 400-500 marka në ditë për 6 orë”, ka thënë ai.
Emisionin e plotë mund ta shikoni KËTU
/TV Malisheva