Historiani Zahir Kastrati, ka thënë se të gjitha masakrat që kanë ndodhur në territorin e Kosovës, ka qenë në dijeni udhëheqèsi komunist i asaj kohe, Enver Hoxhaj, shkruan TV Malisheva.

“Të gjitha masakrat që kanë ndodhur në të gjithë territorin e Kosovës ka qenë në dijeni Enver Hoxha”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se tek Lumi Klina ishin gjetur 170 kufoma të shqiptarët të cilët ishin vrarë në mënyrën më mizore, me mjete pune, ku vrasësit kishin ndezur muzikën që të mos dëgjohen britmat e njerëzve.

“Me 12 janar 1945, tek Lumi Klina në Skenderaj, mbi 170 kufoma janë gjetur që i kanë mbytur natën dhe i kanë hudh. Në Skenderaj i kanë mbytur me çekiç dhe me kazme, ashtu ka ndodhur në Drenas, në Podujevë, në disa qendra të territorit të Kosovës, në katin nalt e kanë lshu muzikën, poshtë i kanë mbyt me mjete të forta, muzika mos mu ni britmat e njerëzve”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.