Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, gjatë ditës së sotme ka vizituar Balincën dhe Mleqanin, shkruan TV Malisheva.

Kastrati thotë se në këto dy fshatra, qeverisja e Nismës ka investuar shumë në ndërtimin e rrugëve primare dhe sekondare, rregullimin e kanalizimit, ujësjellësit, trotuarit, ndriçimit publik dhe në bashkëpunim me KEDS kemi ndërtuar rrjetin e ri elektrik.

Ndërsa, ai ka bërë me dije se prioriteti për mandatin tonë të tretë është që fillimisht t’i hapim rrugë ndërtimit të fushës së futbollit.

Ja postimi i tij:

Balinca dhe Mleqani janë dy fshatrat e komunës sonë, të cilat sot i vizitova dhe me bashkëpunëtorë pamë nga afër disa nga projektet të cilat i kemi investuar gjatë mandatit tonë qeverisës.

Në Balincë dhe Mleqan kemi investuar në ndërtimin e rrugëve primare dhe sekondare, rregullimin e kanalizimit, ujësjellësit, trotuarit, ndriçimit publik dhe në bashkëpunim me KEDS kemi ndërtuar rrjetin e ri elektrik.

Prioriteti im për mandatin tonë të tretë është që fillimisht t’i hapim rrugë ndërtimit të fushës së futbollit në shkollën fillore “Tafil Kelmendi”, projekt ky që tashmë ka kaluar të gjitha procedurat e nevojshme, si dhe të investojmë në shumë projekte me interes për banorët bujarë e fisnik të Balincës dhe Mleqanit.

#NISMA119#EkremKastrati /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107