Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në vazhdën e takimeve nëpër fshatra, gjatë ditës së sotme së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar fshatin Gurbardh, shkruan TV Malisheva.

Kastrati në profilin e tij në Facebook ka shkruar se qeverisja e Nismës është tejet krenare për projektet e shumta që ka jetësuar në fshatin Gurbardh.

“Në përgjithësi, në Gurbardh, investimet e qeverisë komunale të drejtuar nga NISMA janë mbi 1 milion euro”, shkruan Kastrati, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Në vazhdën e vizitave nëpër fshatrat e komunës sonë, sot ishim edhe në Gurbardh, në vendin e sakrificës e krenarisë.

Qeveria jonë komunale e drejtuar nga Nisma Socialdemokrate sot është tejet krenare për projektet e shumta që ka jetësuar në fshatin Gurbardh.

Konkretisht:

– Kemi ndërtuar objektin tejet modern të ShFMU “Habib Berisha”

– Kemi ndërtuar fushën futbollit në ShFMU “Habib Berisha”

– Kemi bërë furnizimin me inventar për ShFMU “Habib Berisha”

– Kemi ndërtuar 2450 metra rrugë

– Kemi ndërtuar mbi 1200 metra kanalizim

– Kemi ndërtuar mbi 1000 metra trotuar

– Kemi rregulluar hapësirën e varrezave të fshatit Gurbardh

– Kemi investuar në ndërtimin e ndriçimit publik

– Kemi përkrahur sektorin e bujqësisë dhe shumë projekte tjera me interes për fshatin Gurbardh.

Në përgjithësi, në Gurbardh, investimet e qeverisë komunale të drejtuar nga NISMA janë mbi 1 milion euro. /TV Malisheva

Share.