Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, vizitoi ekipin e Qendrës Kryesore të Mjeksisë  Familjare, ” Shpëtim Robaj”, të cilët në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, sot në qendër të qytetit tërë ditën  u ofrojnë shërbime mjeksore qytetarëve, një shërbim të tillë iu ofrua edhe kryetarit, Kastrati.

Me këtë rast, Kastrati u shprehi mirënjohje për punën dhe angazhimin që po e tregojnë mjekët tanë në shërbim të qytetarëve e në veçanti, më 19 Maj- Ditën Botërore të Mjekut Familjar, ku ftoi edhe qytetarët sipas motos:

” Është koha të ndërtojmë të ardhmen me mjekët familjarë”, t’i përgjigjëmi këtij shërbimi që, për çdo nevojë shëndetësore kontakti i parë të jetë mjeku  familjar, kjo është një e drejt e sëcilit person, prandaj, çdo kontroll shëndetësore me kohë, është parakusht për shëndet të mirë”, përfundoi Kastrati.

Qytetarët shprehen interesim të madh për t’u kontrolluar  të ekip mobil i QKMF-së në qendër të qyteti .

Share.