Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fabrikën e prodhimit “Muri Vinkell”, në fshatin Maxharrë, raporton TV Malisheva.
Kastrati ka parë nga afër procesin e prodhimit të mureve të betonit, si dhe ka biseduar me pronarët rreth kërkesave që kjo kompani ka për të qenë sa më funksionale.
Ai premton se në planin e tij për mandatin e ardhshëm kanë si prioritet ofrimin e hapësirave në Zonën Ekonomike, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Sot gjatë ditës vizituam fabrikën e prodhimit “Muri Vinkell”, në fshatin Maxharrë, ku nga afër pamë procesin e prodhimit të mureve të betonit, si dhe diskutuam rreth kërkesave që kjo kompani ka për të qenë sa më funksionale.
Në planin tonë për mandatin e ardhshëm kemi prioritet ofrimin e hapësirave në Zonën Ekonomike që do ta bëjmë së shpejti, gjë që do ndihmoj direkt bizneset tona në rritjen e kapaciteteve të tyre, si në prodhim ashtu edhe në punësim.
#Nisma119 /TV Malishevës