Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vizituar njërën nga pikat grumbulluese të qumështit, e cila ndodhet në fshatin Carrallukë të Malishevës, raporton TV Malisheva.
Me këtë rast, Kastrati ka thënë se qeveria e Nismës vazhdimisht e ka mbështetur këtë fushë.
Ndërsa, ka bërë me dije se synimet e tij janë që të subvencionojnë çdo fermer që dorëzon qumësht në cilëndo nga pikat grumbulluese të qumështit në komunën e Malishevës.
Ja shkrimi i Kastratit:
Sot vizituam njërën nga pikat grumbulluese të qumështit, e cila ndodhet në fshatin Carrallukë të Malishevës, që është e një rëndësie të veçantë, për faktin se ua mundëson mbi 80 fermerëve të komunës sonë të dorëzojnë qumështin në këtë pikë.
Qeverisja NISMA vazhdimisht e ka mbështetur këtë fushë veprimtari të bujqësisë dhe gjithashtu gjatë mandatit tonë të tretë kemi për synim që të subvencionojmë çdo fermer që dorëzon qumësht në cilëndo nga pikat grumbulluese të qumështit në komunën e Malishevës.
#NISMA119#EkremKastrati#Malisheva /TV Malisheva