Kandidatja për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agnesë Kastrati, ka thënë se shumë gra janë zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe atyre në nivel komunal pa kuotë, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka thënë se atyre fillimisht u ka ndihmuar kuota , por pastaj ato e kanë treguar veten me punë.
“Shumë gra të cilat fillimisht janë zgjedhur me ndihmën e kuotës, qoftë ne Kuvend Komunal, qoftë në Parlamentin e Kosovës, fillimisht u ka ndihmuar kuota por mandej e kemi parë se shumë shpejt ato e kanë treguar veten me punë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se në mandatet tjera, gratë i kanë fituar zgjedhjet dhe janë zgjedhur pa kuotë, ndërkohë që sipas saj, kuota është një masë që duhet të vazhdojë edhe për një kohë në Kosovë.
“Mandej në mandatet e ardhshme i kanë fituar votat dhe janë zgjedhur pa kuotë, mendoj se kuota si masë është e rëndësishme dhe duhet të vazhdojë edhe për një kohë në Kosovë”, ka thënë Kastrati. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: