Kastriot Berisha i AAK-së i ka reaguar Isni Kilajt të PDK-së, pasi ky i fundit ka publikuar projektin për qytetin modern të Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Sipas Berishës, Kilaj është inspiruar mbrëmë, pasi ia bëri dhuratë planin e tij për Malishevën.
Tutje, kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës ka theksuar gjithashtu se ndjehet mirë që programi i tij po bëhet pjesë e diskutimeve dhe gjysmë-programeve të partive tjera, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i Berishës:
Programi që ja bëra mbrëmë dhuratë Isni Kilajt duket se e inspiroi menjëherë që ta marrë nga programi Për Malishevën që duam zotimin për Sheshin e Malishevës dhe hapësirat publike.
Më vjen mirë që programi që e hartova bashkë me qytetarët po bëhet pjesë e diskutimeve dhe gjysmë-programeve të partive tjera.
Në planin tonë të dokumentuar bukur e të hapur për publikun që e lansuam kohë më parë ne kemi planifikuar:








