Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Gurbardh, raporton TV Malisheva.
Berisha është takuar me të rinjtë e këtij fshati, me ç’rast përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është krenar me këta të fundit të cilët sipas tij janë me energji dhe vullnet për ndryshime.
“Në bashkëbisedim me të rinjtë e Malishevës kuptova se programi ynë tashmë është përqafuar nga të rinjtë që e shohin bashkë me ne zhvillimin dhe prosperitetin e tyre”, shkruan ai, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
GURBARDH
Gurbardhi im i vendosur për fitoren me rininë më të mrekullueshme që ka gjithë Kosova.
Në bashkëbisedim me të rinjtë e Malishevës kuptova se programi ynë tashmë është përqafuar nga të rinjtë që e shohin bashkë me ne zhvillimin dhe prosperitetin e tyre.
Jam pafundësisht krenar me të rinjtë e fshatit tim plot energji dhe vullnet për ndryshime dhe i falënderoj nga zemra për mbështetjen!
#GurbardhiQëDuam /TV Malisheva