Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Kastrati po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot ka qëndruar në Gollubovc të Malishevës, ku është pritur në mënyrë madhështore së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, Maliq Kryeziu dhe Almerina Krasniqi.

Ja shkrimi i tij:

Qëndrova në Gollubovc të Malishevës, ku u pritëm në mënyrë madhështore me kandidatët për Asamble Komunale, Maliq Kryeziu dhe Almerina Krasniqi.

Fitorja tashmë ndihet fuqishëm në secilin cep të komunës së Malishevës ku dihet përcaktimi se Aleanca do të qeverisë me programin më të mirë i cili është promovuar dhe tashmë ishin të njoftuar edhe banorët.

Ankesat e tyre datojnë me qeverisjet që nga paslufta e deri më sot dhe unë do të jem krahu i djathtë i këtyre qytetarëve të ndershëm më 17 tetor.

Gollubovcin e njoftova me programin Për Malishevën që duam, e ku ndër prioritete e kemi Trafikun Urban që lidhë secilin fshat me qytetin dhe ku do të jenë të liruara kategoritë e dalura nga lufta, pensionistët dhe nxënësit.

Faleminderit shumë për pritjen madhështore!

#AAK121

#MalishevaQeDuam

#KastriotiKryetar /TV Malisheva

Share.