Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ia ka kaluar pozitën e tij si asamblist Eqrem Morinës, i cili edhe kishte kandidiuar për këtë pozitë nga radhët e kësaj partie, shkruan TV Malisheva.

Berisha ka shkruar se këtë po e bën për shkak të angazhimeve të tij.

Eqrem Morina në zgjedhjet e 17 tetorit kishte dalur si asamblisti më i votuar nga radhët e kësaj partie.

Njoftimi i plotë:

I nderuar Eqrem Morina, të dëshiroj rrugëtim të mbarë si asamblist i AAK-së në Kuvendin Komunal të Malishevës.

Njoftoj qytetarët e komunës së Malishevës se në pamundësi për të qenë me kapacitetin e plotë pranë qytetarëve të komunës së Malishevës, për shkak të angazhimeve të mia, kam marrë vendim personal që pozitën e asamblistit t’ia liroj një njeriu me vlera të mëdha atdhetare dhe qytetare, Eqerem Morinës nga Astrazupi.

Eqerem Morina jam i bindur se do ta nderojë AAK-në dega në Malishevë, qytetarët e komunës së Malishevës dhe gjithë komunitetin malishevas me punë dhe përkushtim.

Eqerem Morina është veteran i UÇK-së dhe master i Administratës Publike. Në zgjedhjet e 17 tetorit ai doli si asamblisti më i votuar nga radhët e AAK-së në Malishevë.

Kuvendit të ri komunal ku do jetë pjesë Eqerem Morina i dëshiroj punë të mbarë dhe kërkoj përkushtim maksimal nga ana e tyre që të punojnë për të mirën dhe zhvillimin e komunës së Malishevës!

#KB

Share.