Kastriot Berisha, kandidat për kryetar të Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar edhe ditën e sotme aktivitetet e tij në teren, shkruan TV Malisheva.

Kandidati i AAK-së që pretendon të parin e Malishevës ka vizituar Fshatin e Ri, me c’rast edhe ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook.

Berisha ka treguar se është shokuar nga gjendja e rëndë infrastrukturore që po ballafaqohen banorët e këtij fshati.

“U shokova nga fakti kur banorët më tregun se ka gjashtë muaj që nuk mund të dalin gjatë dimrit në rrugë për shkak të insfrastrukturës. Vërtet e tmerrshme neglizhenca në këtë lokalitet mjaft rural, por të dashur, por për të mos mbaruar – në të njëjtin vend ka edhe telashe me kanalizimin”, shkruan Berisha në Facebook.

Ja postimi i tij:

Fshati i Ri

U shokova nga fakti kur banorët më tregun se ka gjashtë muaj që nuk mund të dalin gjatë dimrit në rrugë për shkak të insfrastrukturës.

Vërtet e tmerrshme neglizhenca në këtë lokalitet mjaft rural, por të dashur, por për të mos mbaruar – në të njëjtin vend ka edhe telashe me kanalizimin.

Te lagja “Zogaj” gjejmë rrugë të pa asfaltuara, kurse banorët thonë se kanalizimi është instaluar prej anës së tyre dhe jo nga komuna edhe pse ata janë taksapagues në kuadër të komunës tonë.

Të gjithë do të ndihen të rëndësishëm gjatë 4 viteve të ardhshme për Malishevën që Duam.

#KB

#MalishevaQeDuam

#AAK121 /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107