Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kastriot Berisha, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Berisha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka njoftuar se ditën e sotme ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë.

Ai ka premtuar se si kryetar i ri i komunës së Malishevës do të marr parasysh të gjitha kërkesat e organizatave dhe shoqatave të dala nga lufta.

Ja shkrimi i tij:

Vizitova Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë, që përfaqësohen nga Metush Kryeziu dhe Fatmir Buçaj.

Si kryetar i ri i komunës së Malishevës do të marr parasysh të gjitha kërkesat e organizatave dhe shoqatave të dala nga lufta dhe do të shqyrtohen me kujdes duke i mbështetur pas u kursyer.

Ndër zotimet e mia për kategoritë e dala nga lufta:

Do ta kenë buxhetin e veçantë

Kulla do të rregullohet sipas kërkesave dhe ideve të tyre

Do të ketë një arkiv të UÇK-së.

Veteranët me kartelat e tyre që paguhen me të holla, do të rimbursohen dhe mbështeten fuqishëm.

Të liruar nga transporti publik, pra Trafik Urban pa pagesë!

Vetëm duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme mund të hapen horizonte të reja të zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit – me nder e dinjitet.

#MalishevaQeDuam

#KastriotiKryetar

#AAK121 /TV Malisheva

Share.