Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Kastrati po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Berisha në ditën e fundit të fushatës zgjedhore ka prezantuar pesë vendimet e para si kryetar i Malishevës, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

✍🏻 5 VENDIMET E PARA si Kryetar
1️⃣ Ekipi Qeverisës vetëm me ekspertë me integritet moral e profesional
2️⃣ Konkursi i hapur ndërkombëtar për digjitalizimin e arsimit dhe zbatimi i kontratës kolektive për mësimdhënësit.
3️⃣ Fillimi i projektimit të Poliklinikës së Malishevës me 50 shtretër – rekrutim i mjekëve të rinj vendas.
4️⃣ Caktimi i lokacionit për Zonën Industriale dhe Zonën Agro Sektoriale (Bujqesi), që tërheqin investime të jashtme.
5️⃣ Fillimi i planifikimit me afat kohor të caktuar për sigurimin e ujit 24 orë për të gjithë qytetarët e komunës.
🟦 Të nderuar qytetarë të Malishevës,
Të dielën votoni me dinjitet dhe kryelartë, sepse e ardhmja që do të përcaktohet nga ju keni të drejtë për jetë më të bukur dhe me prosperitet për fëmijët tuaj. Votoni për ta, për fëmijët tuaj!
Me që sot është dita e fundit e fushatës, ju falënderoj të gjithëve që hapët zemrën dhe shtrënguat dorën time për t’u bashkuar vizionit tim. Programit të vetëm për Malishevën i publikuar nga ndonjë kandidat për kryetar, “Për Malishevën që duam”.
Uroj që vizioni im për Malishevën që duam të marrë besimin tuaj dhe që të fillojmë punën sa më shpejt që është e mundur – jam i përkushtuar t’iu shërbej me guxim e me nderë!
Më lart gjeni 5 vendimet e para që do t’i marr
Ju falënderoj për këtë një muaj fushate të mrekullueshme dhe ju bëj thirrje të dilni masovikisht në të dielën më 17 Tetor sepse Malisheva ka nevojë për të hapur kapitullin e zhvillimit ekonomik, zhvillimit infrastrukturor dhe investimeve nga jashtë.
Votoni duke menduar për fëmijët tuaj.
Me respekt,
I juaji çdo herë dhe jo vetëm në kohë fushate – Kastriot Berisha!

Share.