1000 njerëz janë vrarë nga katastrofa e shkaktuar nga përmbytjet në Pakistan që nga mesi i qershorit.

Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Skynews.

Një paralajmërim i frikshëm është bërë nga kryeministri i vendit Shehbaz Sharif i cili teksa u filmua në një helikopter duke lëshuar ndihma në zonat e goditura nga përmbytjet tha se “madhësia e fatkeqësisë është më e madhe” sesa pritej.

“Kohët kërkojnë që ne të bashkohemi si një komb në mbështetje të popullit tonë që po përballet me këtë fatkeqësi“, shkroi ai.

Ministrja e ndryshimeve klimatike të vendit, Sherry Rehman, e ka quajtur situatën një “katastrofë humanitare të shkaktuar nga klima”.

Frika nga përmbytjet ka bërë që rreth 180,000 njerëz në rrethin e Charsadda të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve.

Më shumë se 30 milionë njerëz në Pakistan janë prekur nga shirat dhe përmbytjet gjatë javëve të fundit, tha zonja Rehman./TV Malisheva

Share.