Aktorja Kate Beckinsale ka treguar se nuk e ka takuar vajzën e saj, Lily Mo Sheen, për dy vjet për shkak të pandemisë së COVID-19.

Gjatë një emisioni televiziv, aktorja ka rrëfyer kishte qëndruar e ndarë nga vajza 22 vjeçare për dy vite.

“Nuk e kam parë vajzën time gjatë pandemisë dhe izolimit dyvjeçar. Po ashtu, unë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të më takonte”.

“Të mos e shohësh fëmijën për dy vite, është makthi më i keq që mund të kesh”, ka rrëfyer Beckinsale.

Ajo deklaroi se sigurisht se kanë mbajtur lidhje përmes aplikacioneve të ndryshme, por padyshim se takimi i parë pas asaj periudhe ishte i çuditshëm.

“Ajo bëri filmin e saj të parë vitin e kaluar, duke luajtur vajzën e Nicolas Cage. Është shumë e frikshme. Unë doja që ajo të bëhej mjeke dhe pastaj ndodhi kjo”. /TV Malisheva 

Share.