Katër avionë rusë “Tu-95s” që bartin edhe bomba bërthamore, janë parë të fluturojnë në Rusinë perëndimore, skaj kufirit me Ukrainën, ka shkruar gazeta britanike “Metro” të hënën.

Ngritja e tyre në qiell vjen në kohën kur luftanija kryesore ruse “Moskva” është fundosur në Detin e Zi dhe kur luftëtarët ukrainas po refuzojnë të dorëzohen në Marioupol, qytetin port që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe Donbasin, rajonin separatist rus.

Pamjet e avionëve rusë “Tu-95s”, janë regjistruar në rajonin Kaluga, nga ku mund të goditen shënjestrat në Ukrainë.

Moska zyrtare ka përdorur edhe më parë avionët “Tu-95s” për të goditur objektivat në Ukrainë me armë jobërthamore, veçanërisht me raketat Kh-55 dhe Kh-101.

Sulmet e fundit nga Rusia janë përqendruar në qytetet kryesore, duke përfshirë Kievin dhe Lvivin.

/TV Malisheva

Share.