Vazhdon beteja e ashpër mes katër klubeve të mëdha në afatin kalimtar për Marash Kumbullën.

Corriere Dello Sport shkruan se para dy vitesh familjarët e tij e kanë refuzuar një ofertë nga Juventusi, pasi preferuar që ai të qëndrojë në Hellas Verona.

Kjo zgjedhje ka dalë të jetë e drejtë, pasi Kumbulla ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A këtë vit.

Tani klubet që e duan janë shtuar, duke u nisur nga Interi dhe Lazio në Serie A.

Në Gjermani, Kumbulla pëlqehet shumë nga Borussia Dortmund, ndërsa në Ligën Premier e kërkon Chelsea.

Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë.

Çmimi i tij shkon nga 20 deri në 25 milionë euro./ Tv Malisheva

Share.