Këngëtarja australiane zbulon se është në pritje të fëmijës së saj të parë me Orlando Bloom në një video muzikore të re për Never Worn White.

Katy (35) më pas konfirmoi lajmet në Twitter disa minuta pas premierës botërore, duke u thënë fansave se është e lumtur.

Muzikantja dhe e fejuari i saj aktori Orlando Bloom, 43-vjeç, do të mirëpresin fëmijën e parë së bashku gjatë verës.

Ylli i ‘Pirates Of The Caribbean’ është tashmë baba i djalit Flynn, nëntë vjeç, të cilin e ka me ish-supermodelin Miranda Kerr, 36-vjeç.

Orlando më parë ishte martuar me modelin australian nga korriku 2010 deri në mesin e 2013

Katy u fejua me Orlando në ditën e Shën Valentinit në vitin 2019 dhe martesa pritet këtë vit.

Ajo ka qenë e martuar me aktorin britanik Russell Brand, 44-vjeç, por u ndan pas një viti/TV Malisheva/

Share.