Kompania “Kawasaki Heavy Industries” (KHI) njoftoi se do të zhvendosë gamën e produkteve të saj në modelet elektrike deri në vitin 2035.

Sipas njoftimit të bërë nga prodhuesi japonez i motoçikletave, kompania planifikon të kalojë në modele miqësore me mjedisin, përfshirë segmentin elektrik.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Në këtë drejtim, “Kawasaki”, do të prezantojë 10 modele me bateri, përfshirë hibridet, deri në vitin 2025, ndërsa shumicën e motoçikletave të saj me elektrik do t’i prodhojë deri në vitin 2035.

Nga ana tjetër, kompania gjithashtu njoftoi se është duke punuar për prodhimin e një motori të ri të që do të furnizohet me hidrogjen. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107