Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë shpreh ngushëllime lidhur me rastin e parë të vdekjes së në qytetare nga Komuna e Malishevës
Sot Malishevës ju shtua edhe një plagë me shënimin e rastit të parë të vdekjes së një qytetare të saj të prekur nga COVID-19. Andaj me këtë rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Begaj. Lusim Allahun xh.sh. që të ndjeren të mëshirojë dhe gradojë me xhennet.
Po ashtu lutemi që ky të jetë rasti i fundit i humbjes së jetës si rrjedhojë e kësaj pandemie globale.
Qytetarë të nderuar! Ju lutemi të përfillim të gjitha rekomandimet, thirrjet dhe apelet e vazhdueshme të institucioneve shëndetsore, qeveritare dhe komunale me qëllim që të ruajmë shëndetin tonë, të familjeve tona dhe të shoqërisë.
Të rrimë në shtëpi.
Mos të marrim pjesë në varrime përveç familjes së të vdekurit.
Mos të dalim nga shtëpia.
Të ruajmë distancën.
Të tregojmë pjekuri dhe edukatë qytetare.
Me rrespekt,
KBI MALISHEVË

Share.