Komisioni Evropian njoftoi të martën miratimin e shtimit të “Bulgarsko kiselo mlуako”, ose qumështit të thartë bullgar, si Emërtim i Mbrojtur i Origjinës (PDO) nga Bullgaria.
Është një produkt qumështi i thartuar i punuar nga qumështi i papërpunuar i përftuar nga delet, lopët, dhitë ose një përzierje e tyre e prodhuar në Bullgari, dhe një fermentim simbiotik nga bakteret ‘Lactobacillicus delbrueckii ssp.bulgaricus’ dhe ‘Streptococcus thermophilus’ që nuk i nënshtrohen modifikimit gjenetik.
Karakterizohet nga një shije dhe aromë specifike e freskët, e acidit laktik, e cila është për shkak të 34 llojeve të substancave aromatike që vijnë nga fermentimi i qumështit nga veprimi i kombinuar i dy baktereve.
Ky emërtim i ri do t’i shtohet listës së 1641 produkteve bujqësore tashmë të mbrojtura./BTA/
/TV Malisheva