Komisioni Evropian ka miratuar një program prej 1.3 miliard eurosh për Danimarkën që synon të kompensojë të ardhurat e personave të vetëpunësuar që përballen me ndikimin ekonomik për shkak të pandemisë koronavirus.

Margret Vestager, kreu i Komisionit Antikonkurrencë, tha se programi ishte miratuar në përputhje me rregullat e ndihmës shtetërore të BE-së dhe parashikonte “mbulim” deri në tre të katërtat e të ardhurave bruto të punëtorëve të vetëpunësuar deri në 3,000 euro në muaj, sipas Reuters

Share.