Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, ka thënë se lojtarëve nuk duhet t’iu bëhet presion për të pranuar ulje të pagave. Sipas tij çështja e uljes së pagave është personale dhe iu takon lojtarëve të vendosin.
Ai ka kërkuar që lojtarët e Premier Leagues të mbrojnë qëndrimin e tyre dhe mos të nënshtrohen para presionit që po iu bëhet.
“Ka presion te lojtarët e klubeve vërtetë të mëdha. Klube me pronarë vërtetë të pasur po bëjnë presion te lojtarët për të pranuar ulje të pagave”, ka thënë ish-kapiteni i Unitedit, raporton Sky Sports.
“Me mënyrën si i shoh sot gjërat, unë nuk do të pranoja ulje të pagës nëse do të isha në një klub të madh. E di që ka presion te lojtarët, por nuk është çështje e askujt se çka bëjnë lojtarët me pagat e tyre. Ju e merrni pagën tuaj dhe nëse dëshironi të jeni zemërgjerë, atëherë bëjeni këtë. Nuk mendoj se lojtarët duhet të ndiejnë presionin e klubeve, sidomos të klubeve të mëdha, për ulje të pagës”, ka thënë Roy Keane./ Tv Malisheva