Autoriteti Mediave Audiovizive turke RTÜK ka ndaluar transmetimin e videoklipit të ri të këngëtarit të njohur të popit Mabel Matiz, “Karakol” (Stacioni i Policisë), njoftoi anëtari i opozitës RTÜK, İlhan Taşçı. Videoklipi në fjalë përshkruan dashurinë mes dy meshkujve.
Edhe pse u ndalua të trasmetohet në TV, kënga ka thyer çdo rekord klikimesh për 4 ditë ka arritur 4 milionë shikime në You Tube.
Kënga e re e këngëtarit të njohur të estradës turke Mabel Matiz për dashurinë e dy meshkujve po përflitet shumë për momentin në platformat e rrjeteve sociale në Turqi.
Kënga e quajtur “Karakol” (Stacioni i Policisë) u lansua në ditën e fundit të Muajit të Krenarisë dhe disa ditë pasi policia përdori forcën kundër mbështetësve të Marshimit të Krenarisë në Stamboll. Megjithatë, videoklipi i këngës është ndaluar menjëherë të transmetohet në kanalet televizive nga Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK).
“RTÜK thirri të gjitha kanalet muzikore një nga një që këngën e fundit të Mabel Matiz ta ‘mos e transmetonte’.
Pasi këngëtari i njohur publikoi videoklipin e këngës së tij, ai u bë objektivi i kundërshtarëve LGBTI+ në rrjetet sociale.
Hashtag-u “#MabelMatizHaddiniBil” (Mabel Matiz, dije vendin tënd) u bë tema kryesore në trend në Twitter.
Përballë këtyre mesazheve linçuese, fansat e Matizit dhe grupet LGBTI+ ndanë postime në mbështetje të tij.
“Ne po ndjekim me pikëllim të madh shënjestrimin e Mabel Matiz, i cili na solli meloditë dhe ritmet e kësaj kënge me shumë kujdes dhe përpjekje,” tha më 1 korrik grupi i avokimit LGBTI+ Kaos GL.
Pasi shpërthyen mesazhet e mbështetjes, Matiz më 2 korrik shkroi në Twitter: “Po qaj me lot gëzimi. Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet, komentet tuaja dhe që e përqafove “Karakolin” në mënyrë kaq të bukur”.
/TV Malisheva