Ish-drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Komerciale, me anë të të cilit është shtyrë ekzekutimi i vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se rrena i ka këmbët e shkurtra, duke kujtuar deklaratat e qeveritarëve se nuk janë bërë përmirësimet e kërkuara në dokumente.

“A po ju kujtohet që MINT dhe disa suflerë të pushtetit thonin nuk janë bërë përmirësimet? Rrena i ka këmbët e shkurtra: Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova”, shkroi ai duke bashkëngjitur aktvendimin e Gjykatës.

A po ju kujtohet që MINT dhe disa suflerë të pushtetit thonin nuk janë bërë përmirësimet?Rrena i ka këmbët e…

/TV Malisheva

Share.