Ish-drejtori i mediumit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka theksuar se në 24 orët e fundit nëpër rrjetet sociale është shkruar vetëm për mediat, nga ‘eksponentë të wannabe partisë-shtet’.

“48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kelmendi ka përmendur se rrjetet sociale janë mbushur me profile të rreme, sipas tij, për të mos e lejuar qytetarin që ta shpreh mendimin e vetë.

“Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit”. Pse gjithë ky panik? Pse gjithë kjo frikë? A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë. Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende. Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët. Nuk kanë me e pa’ atë film!”, shkruan Kelmendi.

/TV Malisheva

Share.