Historiani Enis Kelmendi, për TV Malisheva ka thënë se data e vrasjes së figurës heroike të Isa Boletinit është ndër ngjarjet më të kobshme të popullit shqipëtar dhe të historisë kombëtare, shkruan TV Malisheva.
Ai ka shtuar tutje se po të ishte në atë kohë gjallë Isa Boletini, edhe rrjedhat e historisë do të ishin më ndryshe.
“Data e vrasjes së Isa Boletini është një prej datave të kobshme të popullit shqiptar dhe historisë kombëtare, sepse me vrasjen e tij në Podgoricë në Mal të Zi, vritet shpirti kryengritës dhe atdhedashës i kombit shqiptar, sepse duke e vrarë Isa Boletinin, malazezët dhe serbët e asaj kohe e dinin se terrenin e kishin shumë më të lehtë, sepse ardhja e Austro-Hungarisë mes Luftës së Parë Botërore, do të thoshte shumë nëse do të ishte gjallë Isa Boletini dhe sigurisht se rrjedhat e historisë do të ishin më ndryshe”, ka thënë ai “N’Pult”. /TV Malisheva