Kendall Jenner ka pasur një rregull të prerë sa i përket jetës private në “Keeping Up With The Kardashians”.
Sipas disa burimeve afër modeles, ajo dëshiron që të kalojë 12 muaj me një person për ta njohur më mirë, shkruan Mirror.
Pas kësaj periudhe i dashuri i saj mund të paraqitet në serialin e famshëm, por ndryshe sipas saj nuk mund të ndodhë.
“Kendall ka një rregull. Ajo e pa të arsyeshme të jetë një vit me dikë para se ta shfaq këtë në publik”, thuhej për të.
Një gjë e tillë është edhe si shpjegim se përse një audiencë e madhe nuk di shumë rreth lidhjeve të Kendall.
Kujtojmë se Jenner e bëri lidhjen publike për Ditën e të Dashuruarve, duke publikuar një fotografi me basketbollistin Devin Booker. /TV Malisheva