Vetëm pak kohë pasi bëri publike lidhjen e re të dashurisë me Devin Booker, Kylie Jenner u bë sërish kryefjalë e mediave, se është në pritje të ëmbël. Një postim që nëna e saj, Kris Jenner bëri në Twitter bëri që rrjeti të ziejë për një shtatzani të mundshme në familjen Kardashian-Jenner.
Kjo nuk është hera e parë që Kris nxit thashethemet se Kendall ishte shtatzënë. Në një postim të vitit 2018, për Ditën Ndërkombëtare të Grave, ajo iu referua një fotoje të të gjitha motrave Kardashian-Jenner si “nënat e mahnitshme”. Pak kohë më parë, modelja ka shprehur dëshirën për t’u bërë një mami.
Mesa duket përvoja e kujdestarisë së fëmijëve të motrave të saj e ka ngazëllyer modelen të ketë një fëmijë në të ardhmen e afërt. Kujtojmë që Jenner konfirmoi romancën me yllin e NBA-së, Booker në ditën e Shën Valentinit, një vit pasi u fotografuan për herë të parë së bashku në Arizona. /TV Malisheva