Këngëtarja amerikane Pink tha se ka dalë pozitive në testin për koronavirus dhe se tani do të dhurojë një milion dollarë për dy fonde emergjente.
Pink, fituese e çmimeve Grammy, tha se ajo dhe djali i saj Jameson kanë shfaqur simptoma dy javë më parë dhe se testi ka treguar se ajo është e sëmurë.
“Ne duhet ta bëjmë testimin pa pagesë dhe ta zgjerojmë më shumë, për të mbrojtur fëmijët tanë, miqtë dhe komunitetet tona”, tha Pink.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në botë: 278,458.
Mbi 7,000 njerëz atje kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi./ Tv Malisheva