Tea Tairovic është një këngëtare serbe e cila kohët e fundit ka nxjerrë në treg albumin e saj të ri “Balkanija”. Këngët e saj u bënë hite, por ajo që ra në sy ishte kënga “Dubai” e cila është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje” e kënduar nga këngëtarja shqiptare Ronela Hajati.

Ronela Hajati njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino. Ajo nuk kaloi në finale të kompeticionit, shkaktoi një skandal të vërtetë kur në fund të performancës së saj tregoi shenjën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.

Por, pjesëmarrja e saj në Eurovisioni pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale bëri bujë të madhe dhe artistja shqiptare mori vëmendje të madhe për energjinë dhe performancën elektrizuese që dhuroi në skenë. Ndërkohë, në albumin e Tairovic, të gjitha këngët janë ripërpunim të hiteve bullgare, greke dhe shqiptare.

Ndërkohë për këtë këngë, Tea Tairovic i ka paguar 10 mijë euro Ronelës. Tairovic është një nga këngëtaret më të angazhuara në skenën muzikore atje duke u paguar mijëra euro për një perfomancë./TV Malisheva

Share.