Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e cila po zhvillohet në New York, ka folur për luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Ai u është kundërpërgjigjur kërcënimeve bërthamore të Putinit për sigurinë në të gjithë globin, ku tha se kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ta bërë ligjin e mobilizimit të pjesshëm të 300,000 rezervistëve rusë.
Biden ka thënë se sulmi rus në Ukrainë është sulm “i përcaktuar vetëm nga një burrë”, duke aluduar në Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, Biden tha se Karta e OKB’së është sulmuar “nga ata që duan ta shkatërrojnë dhe shtrembërojnë për arsyet e tyre.”
Ky themel ishte i fortë, dhe 193 shtete që jeni këtu e keni përqafoni. Mbrojtja e kësaj karte është detyrë e secilit”, tha Biden.
Presidenti amerikan po ashtu kërkoi mobilizimin e të gjithëve në mbështetje të Ukrainës.
“Qëndruam me Ukrainën. Sikur ju, ShBA dëshiron që kjo luftë të merr fund. Territoret nuk mirren me forcë. Secili nga ne në këtë organizatë duhet të jemi të fortë, të përkushtuar dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës.
Nuk është sekret se kontesti midis demokracisë dhe autokracisë, ShBA është e përkushtuar ndaj forcës së demokracisë. Si instrumenti kryesor për të adresuar sfidat e epokës tonë”, tha tutje ai.
Në fjalimin e tij, Biden ka dënuar përdorimin e dhunës dhe luftës në përpjekje për të pushtuar kombe dhe “për të zgjeruar kufij përmes përgjakjes”.
Ai shton se mbrojtja e të drejtave sovrane të kombeve më të vogla si të barabarta me ato të atyre më të mëdha, përqafimi i parimeve bazë të lirisë së lundrimit dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar është baza e përbashkët mbi të cilën duhet të qëndrojë OKB’ja.
Putin, i cili iu drejtua kombit sot në mëngjes, tha në fillim të fjalimit të tij se Perëndimi “dëshiron të shkatërrojë vendin e tyre” dhe se “bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë dhe territorit të Donbasit”.
Duke shpallur një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ushtarakë, Putin ka pranuar se Rusia ka nevojë për më shumë ushtarë në fushën e betejës.
Ai akuzoi Perëndimin për shantazh derisa tha se është Perëndimi që “nuk donte paqen midis Rusisë dhe Ukrainës”.