Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nga nesër vendet që blejnë gaz nga Rusia duhet të paguajnë në rubla ose kontratat e tyre nuk do të respektohen.

Në një deklaratë televizive të enjten, Putin bëri të ditur se kishte nënshkruar një dekret për këtë qëllim, duke shtuar se kalimi në rubla ishte krijuar për të “forcuar sovranitetin” dhe për të mbrojtur vendet e punës ruse.

Ai tha: “Për të blerë gaz natyror rus, ata duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse”.

“Pikërisht nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar nga nesër”.

“Nëse nuk bëhen pagesa të tilla, ne do ta konsiderojmë këtë si një mospagim nga ana e blerësve, me të gjitha pasojat”.

“Askush nuk na jep asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë ‘bamirësi’ – domethënë, kontratat ekzistuese do të ndërpriten”.

“Kontratat ekzistuese do të respektohen, megjithatë, me kusht që klientët të ndjekin rregullat e reja, shtoi ai”.

Rusia furnizon rreth një të tretën e gazit të Evropës dhe kufizimet e reja ka të ngjarë të jenë shqetësuese për Gjermaninë dhe Poloninë, veçanërisht, si blerës të mëdhenj.

/TV Malisheva

Share.