Një banor i fshatit Topliqan të Lipjanit ka raportuar në polici se është kanosur me armë zjarri nga një person mesditën e djeshme.

Pas denoncimit të banorit, prokurori ka urdhëruar që të kryhet një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Mirëpo, policia njofton se aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse i dyshuari është arrestuar apo nëse i njëjti ndodhet në arrati.  /TV Malisheva

Share.