Njësia e trafikut rajonal në Prizren, në një pik kontrolli në Krush të Vogël, kanë pranua një informatë se një person ka kërcënuar djemtë e tij dhe është duke shkuar në vendin e punës ku ata janë duke punuar.

Reagimi policor ka qen i menjëhershëm dhe është arritur që të ndalohet i dyshuari, ku gjatë kontrollit në brezin e tij, polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe dy karikator me nga 10 fishek cal. 9 mm.

“Në lidhje me këtë rast i dyshimit N.K i lindur në vitin 1963 është shoqëruar në stacioni policor në Prizren, ku i njëjti është intervistuar. Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti të dërgohet me procedurë të rregullt dhe hetimet po vazhdojnë”, thuhet në njofitm./TV Malisheva

Share.