Prokuroria Speciale e ka parashtruar kërkesën për lëshimin e urdhërarrestit nga ana e Interpolit, për organizatorin kryesor të agresionit të Banjskës, Milan Radoiçiq.

Kështu ka deklaruar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.

Ndërkaq rreth parashtrimit të kërkesës edhe për 11 sulmuesit e tjerë, Isufaj tha se kjo do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

“Ne do të parashtrojmë kërkesën edhe ndaj atyre, që nuk kemi autoritet t’i arrestojmë”, tha Isufaj për Klan Kosova.

Më 24 shtator si rezultat, i sulmit terrorist nga një grup i armatosur serb, u vra polici Afrim Bunjaku.

Gjatë operacionit u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit terrorist.

/TV Malisheva

Share.