Policia në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin me inicialet A.Th, 26 vjeçar, i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje ”Vjedhje e rëndë”, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgu prej 2 vitesh .

Sipas Policisë, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës ./TV Malisheva

Share.