Tanimë është konfirmuar edhe nga vetë klubi gjerman që Florian Wirtz ka rinovuar kontratën e tij me Bayer Leverkusenin.
Wirtz ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta mbajë atë në “BayArena” deri në qershor të vitit 2027, përcjellë TV Malisheva.
Wirtz gjendet në krye të listës për tu transferuar nga top klube evropiane në verën e ardhshme, pasi që tani është duke u rikuperuar nga lëndimi.
Në fakt, para se të pësonte lëndim, Wirtz konsiderohej ndër talentët më të mirë të gjeneratës së tij, ku e mbylli sezonin 2021/22 duke bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, dhe duke regjistruar plot 10 gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.
Ndër klubet që kishin treguar interesim në shërbimet e yllit gjerman ishin gjiganti spanjoll Real Madrid, Liverpooli dhe Bayern Munichu.
/TV Malisheva