Kryetar i Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në një letër publike, ka kërkuar nga Qeveria që punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale QMF dhe ambulantë, t’i stimulojë me nga 150 euro për muajt gusht, shtator dhe tetor, si dhe të gjithë familjarëve të këtyre punëtorëve t’u kompensohen shpenzimet e mjekimit nëse ata infektohen.

E gjithë kjo për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punë.

“Janë të parët këta punëtorë që kanë kontakte me pacientë me Covid-19 dhe janë në rrezikun më të madh që të infektojnë edhe familjet e tyre. Ju njoftojmë se kostoja e parë nuk kushton më shumë se 450 mijë euro, shumë e cila është e përballueshme”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës. /TV Malisheva

Share.