Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka këshilluar që derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën të shtyhen për më vonë.

Ai po ashtu k lutur qytetarët shqiptarë që të informohen sa më mirë e të bindin vetë para se t’i hyn një situate me shumë rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak të kontrolleve të pazakonshme.

“Të dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është perqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditët ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni ve të para se ti hyni një situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak te kontrolleve te pazakonshme”, ka shkruar ai në Facebook./TV Malisheva /

Share.